September 23, 2025
1 min read

Edi Rama thotë se dialogu me Serbinë është i dështuar dhe se Kosova mos ta izolojë vetën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën “Shqipëria, horizont i ri”, mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, ku sipas kreut të qeverisë, ka dështuar, kjo edhe për shkak të formatit.

Rama shtoi se Prishtina nuk duhet ta izolojë veten.

“Më vjen keq që nuk ka përparim. Serbia duhet të bëjë pjesën e vet, të bëjë detyrat e veta dhe duhet t’i japë BE të gjithë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe të ecë përpara. Kjo ka të bëjë me pranimin e asaj që kërkon BE. Ky dialog i ndërmjetësuar nga BE, është dështim, sepse formati nuk është i duhuri. Kosova thjesht duhet ta bëjë këtë gjë. Në të kundërt do e izolojë veten akoma më shumë dhe do jetë më keq.”, theksoi Rama.

Latest from Blog

Go toTop