December 1, 2025
1 min read

Edon Cana pranon marrëveshjen me AAK-në në Rahovec: Kemi pajtueshmëri në parim!

Të hënën më 8 dhjetor do të bëhet betimi i kryetarit Smajl Latfiti dhe asamblesë e Rahovecit.

Në këtë mbledhje pritet të votohet edhe për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Rahovecit. E AAK-ja për të propozuarin e saj do t’i ketë në dispozicion edhe votat e asambleistëve të PDK-së.

Kjo është konfirmuar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Edon Cana për Indeksonline.

“Është mirë me fol me AAK-në sepse ata kanë ardhur me propozim. Por në parim jemi marrë vesh, nuk kemi detaje më shumë, ne do të votojmë për kryesuesin e propozuar nga AAK-ja’’, ka thënë Cana.

Nga ana tjetër, Smajl Latifi tha se nuk ka koment për këtë. Ndërsa theksoi se të hënën, më 8 dhjetor e bëjnë betimin dhe se pastaj do të flasin lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam koment. Kur ta bëjmë betimin të hënën më 8 dhjetor tani flasim më konkretisht.  Njëherë s’kemi koment. Ne e kemi thirrujr seancën më 8 dhjetor aty e bëjmë betimin dhe pastaj vazhdojmë me procedura të tjera”, tha Latifi.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop