October 13, 2025
1 min read

Egjipti: Kjo është një epokë e re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme

Presidenti i Egjiptit thotë se marrëveshjet e sotme për Gazën “hapin derën për një epokë të re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme”.

Abdel Fattah al Sisi thotë se “përfundimi i luftës në Gaza duhet të jetë fundi i të gjitha luftërave në rajon”, derisa shton se vendi i tij do të organizojë një samit për rindërtimin e Gazës.

Ai shton se një zgjidhje me dy shtete është “e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat e popullit palestinez dhe izraelit për t’i dhënë fund konfliktit”.

“Paqen nuk e bëjnë vendet dhe shtetet, por njerëzit që janë të bindur se kundërshtarët e djeshëm janë miqtë e sotëm”, ​​tha ai. 

Ndërsa al Sisi e prezanton Trumpin në skenë, ai thotë: “Do të doja t’i vlerësoja shumë përpjekjet e Presidentit Trump”.

Latest from Blog

Nesër temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga 4 e 8 gradë Celsius, kurse ato maksimalet nga
Go toTop