September 25, 2025
1 min read

Egli flet për ofendimet që mori pasi këndoi “e zhveshur” këngën ‘Mora fjalë’

Egli Tako ka thyer heshtjen lidhur me ofendimet që ka marrë pasi ka kënduar “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës gjatë një koncerti në Kosovë.

Në paraqitjen e saj në “Andale”, ajo tha se meqë ishte e “zhveshur” me rroba skenike, për ta nderuar këngën, mori flamurin kombëtar dhe u mbulua me të.

“Për t’i dhënë këngës pak atë peshën dhe rëndësinë që ka dhe të mos dilja me dekolte të hapura, mora flamurin e Shqipërisë dhe u mbuloba, por kot nuk thonë hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tha artistja teksa fliste për kritikat e shumta që mori.

Latest from Blog

Go toTop