March 8, 2026
1 min read

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor shpëton qytetarin e bllokuar në Pejë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërhyrë për të asistuar një qytetar të bllokuar në zonën e Grykës së Rugovës.

Sipas komunikatës zyrtare, qytetari i Republikës së Kosovës, gjatë ecjes në “Shtegun e Mushkave” në Pejë, rrëshqiti për disa metra në një terren të pjerrët, duke pësuar lëndime trupore dhe duke mbetur i bllokuar në një pjesë të ekspozuar me rrezik të lartë për rënie në humnerë.

Menjëherë pas pranimit të thirrjes për ndihmë, një ekip i ShKShMK nga Stacioni i Pejës ishte nisur drejt vendngjarjes. Në vendngjarje, ekipet vlerësuan situatën, ofruan ndihmën e parë dhe realizuan evakuimin e qytetarit në mënyrë të sigurt.

Operacioni u përfundua me sukses, ndërsa ShKShMK i ka uruar qytetarit shërim të shpejtë.

Latest from Blog

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin maj 2026, sipas të cilave sektori hotelier ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me po të njëjtën
Go toTop