August 11, 2026
1 min read

Ekskavatori “zbulon” mjetin e pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të hënën në fshatin Gllarevë të Klinës, gjatë punimeve me ekskavator.

Sipas Policisë, një person ka hasur në mjetin e dyshuar derisa ishte duke punuar me ekskavator dhe menjëherë e ka raportuar rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Latest from Blog

Go toTop