January 29, 2026
1 min read

Ekskluzive: Ndalohet për 48 orë zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren

Zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren është ndaluar për 48 orë pas aksionit të Prokurorisë Themelore.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.

“Në stacionin e policisë janë duke u intervistuar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa nga burimet, televizioni mëson se për 48 orë është ndaluar kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor këtu në Prizren”.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren.

Latest from Blog

Go toTop