Eksperti britanik, Aidan Hehir, ka deklaruar se situata e sigurisë në rajon është më keq sesa ka qenë në vitin 1999.
Në emisionin “Kosova Today”, Hehir tha se ka shumë gjasa të shpërthejë konflikti Kosovë-Serbi..
“Sa i përket Kosovës, ka një zhvillim prej kur ka ardhur Vuçiqi në pushtet, ku vendet perëndimore mundohen t’ia bëjnë qejfin Serbisë, sesa për ta mbështetur Kosovën, qoftë si Marrëveshja për Asociacionin, themelimi i Gjykatës Speciale ose edhe marrëveshja për kufirin me Malin e Zi”, u shpreh ai.