October 6, 2025
1 min read

Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës 

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u shpreh se më 4 maj të këtij viti, një numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës.

Ai u shpreh se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë reaguar për ta ndaluar ekspeditën.

“Më 4 maj është nisur ekspedita, do të thotë një numër i madh i njësive speciale të Serbisë, në drejtim të Republikës së Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin reaguar për ta ndaluar ekspeditën”, u shpreh tutje ai.

Latest from Blog

Go toTop