Elon Musk, chief executive officer of Tesla Inc., during the 60th presidential inauguration in the rotunda of the US Capitol in Washington, DC, US, on Monday, Jan. 20, 2025. Donald Trump's Monday swearing-in marks just the second time in US history that a president lost the office and managed to return to power - a comeback cementing his place within the Republican Party as an enduring, transformational figure rather than a one-term aberration. Photographer: Chip Somodevilla/Getty Images/Bloomberg via Getty Images
May 5, 2026
1 min read

Elon Musk zgjidh padinë për rastin me Twitter, gjobitet me 1.5 milionë dollarë

Elon Musk ka arritur një marrëveshje me Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC), në një padi civile ku ai akuzohej se kishte vonuar deklarimin e blerjeve të tij fillestare të aksioneve të Twitter në vitin 2022, platformë e cila sot njihet si X.

Sipas Reuters, Musk do të paguajë një gjobë civile prej 1.5 milionë dollarësh, pa pranuar fajësi.

Po ashtu, Musk nuk do të detyrohet të kthejë përfitime të pretenduara nga vonesa në deklarim.

Marrëveshja është bërë publike të hënën në gjykatën federale në Washington D.C.

Në padinë e ngritur në janar të vitit 2025, SEC kishte pretenduar se vonesa 11-ditore e Musk në deklarimin e blerjes së 5% të aksioneve të Twitter në fund të marsit dhe fillim të prillit 2022 i kishte mundësuar atij të blinte mbi 500 milionë dollarë aksione me çmime të ulëta artificialisht, përpara se të njoftonte më pas zotërimin prej 9.2%.

Rregullatori amerikan kishte argumentuar se Musk duhet të paguante gjobë civile dhe të kthente rreth 150 milionë dollarë fitime të supozuara të realizuara në dëm të investitorëve që nuk kishin informacionin e plotë në kohë.

Nga ana e tij, Musk e ka cilësuar vonesën si të paqëllimshme dhe ka akuzuar SEC se ka shkelur të drejtat e tij të lirisë së shprehjes duke e targetuar atë.

Avokati i tij, Alex Spiro, deklaroi se Musk është shpallur i pastër nga të gjitha çështjet lidhur me dorëzimin me vonesë të formularëve gjatë blerjes së Twitter-it.

Musk përfundoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter-it në tetor të vitit 2022.

Më pas, platforma u integrua me kompaninë e tij të inteligjencës artificiale xAI, e cila më vonë u lidh edhe me kompaninë e raketave SpaceX.

Latest from Blog

Go toTop