February 24, 2026
1 min read

Epopeja e UÇK-së, miratohet logoja zyrtare

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Këshilli miratoi agjendën dhe logon zyrtare të këtij manifestimi.

Takimi u kryesua nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti dhe përfaqësuesit e tjerë institucionalë.

“U diskutua agjenda e aktiviteteve dhe ndarja e përgjegjësive për organizimin e manifestimit. institucionet do të vazhdojnë koordinimin për realizimin e suksesshëm të ngjarjes”.

Shënimi i Epopesë së UÇK-së mbahet më 5,6 dhe 7 mars.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop