Lumturije Vuçetaj pozitën si kryeprokurore e mori në janar të 2025-ës dhe është e vetmja grua me një pozitë të tillë në gjithë Kosovën.
Falë punës së saj, deri në përfundim të po këtij viti, në qytetin e Pejës nuk ka pasur asnjë vrasje. E angazhuar që ta luftojë korrupsiononin, dhunën në familje dhe krimin e organizuar, kryeprokurorja Vuçetaj bashkë me ekipin e saj, kanë përfunduar 104% të lëndeve juridike në Pejë.
Guximin, por edhe profesionalizimin e saj, Vuçetaj e tregoi edhe në rastin e sekuestrimit të arit në vlerë 5 milionë euro, që ishte fshehur në bunker në këtë rajon.
Duke mposhtur steriotipet gjinore, gjatë mandatit të saj, kemi parë edhe arrestime të zyrtarëve të lartë policor të hierarkive të ndryshme. Mirëpo, edhe para se të ishte kryeprokurore, Vuçetaj ka ndërmarr aksione në pesë komuna kundër korrupsionit, ku u arrestuan 4 drejtorë urbanizmi dhe rreth 20 zyrtarë komunal, ku disa prej tyre pas gjykimit, u dënuan me mbi 10 vite burg, gjë që më herët nuk ndodhte në Kosovë.
Syri kryeprokuorës nuk iu tremb as kur bëhet fjalë për fajde, ku arrestoi disa fajdexhi të cilët morën dënimin meritor dhe shumë viktima të tyre, u kompensuan.
Emri i Lumturije Vuçetaj ka nisur të gdhendet në historitë e suksesshme të drejtësisë në vend, e se a mendoni që Kosovës i duhen kuadro si ajo, në krye të ligjit, mendimet tuaja na tregoni poshtë videos.