Baleti Kombëtar i Kosovës rikthen sonte shfaqjen “Exil” me koreografi nga Eno Peçi, një shfaqje e bazuar në ngjarjet e viteve 1997-98 në Shqipëri.
Kjo shfaqje prezantohet para publikut nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Exil” bazohet në ngjarjet e viteve ’97-’98 në Shqipëri, ku dy familje të ndryshme përballen me vështirësi për shkak të situatës dhe për shkak të shqetësimeve të tyre të brendshme. Ato përpiqen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në një vend tjetër për një të ardhme më të mirë.
