Familja e një vajze të plagosur rëndë gjatë një të shtëne masive në një shkollë kanadeze wshtw duke e paditur krijuesin e ChatGPT, OpenAI, duke pretenduar se kishte qenë në dijeni se i dyshuari kishte planifikuar një sulm, por nuk kishte njoftuar autoritetet.
12-vjeçarja Maya Gebala u qëllua në qafë dhe në kokë në sulmin në Tumbler Ridge më 10 shkurt dhe mbetet në spital.
Një llogari fillestare ChatGPT e lidhur me të dyshuarin, 18-vjeçarin Jesse Van Rootselaar, u ndalua nga OpenAI në qershor 2025 për shkak të natyrës së bisedave të saj me chatbot-in, por policia kanadeze nuk u njoftua.
OpeanAI i tha BBC-së se ishte e përkushtuar të bënte “ndryshime domethënëse” për të ndihmuar në parandalimin e tragjedive të ngjashme në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.
Tetë persona u vranë në sulm, përfshirë pesë fëmijë të vegjël dhe nëna e të dyshuarit, në një nga të shtënat më vdekjeprurëse në historinë kanadeze.
Padia civile, e ngritur nga nëna e Gebalës, Cia Edmonds, pretendon se Rootselaar krijoi një llogari në ChatGPT para se të mbushte 18 vjeç – diçka që përdoruesit mund ta bëjnë me pëlqimin e prindërve.
Paditësit pretendojnë se nuk u krye asnjë verifikim moshe në faqe.
Padia pretendon se i dyshuari e pa chatbot-in si një “të besuar” dhe i përshkroi “skenarë të ndryshëm që përfshinin dhunë me armë” atij gjatë disa ditëve në fund të pranverës ose në fillim të verës 2025.
12 punonjës të OpenAI thuhet se i shënuan postimet si “që tregonin një rrezik të afërt të dëmtimit serioz ndaj të tjerëve” dhe rekomanduan që forcat kanadeze të ligjit të informoheshin, pretendon padia.
Në vend të kësaj, pretendohet se kërkesa për të kontaktuar autoritetet u “refuzua” dhe i vetmi veprim i ndërmarrë ishte bllokimi i llogarisë së Rootselaar.
OpenAI ka thënë më parë se nuk e kishte njoftuar policinë sepse llogaria nuk përmbushte pragun e një plani të besueshëm ose të menjëhershëm për dëmtim serioz fizik ndaj të tjerëve.
I dyshuari më pas ishte në gjendje të hapte një llogari të dytë ChatGPT, pavarësisht se ishte sinjalizuar nga sistemet OpenAI në të kaluarën, dhe “të vazhdonte planifikimin e skenarëve që përfshinin dhunë me armë”.