October 4, 2025
1 min read

“Familja ma la amanet t’u shërbej qytetarëve” thotë Dafina Krasniqi, kandidatja për asambliste nga PDK, në Fushë Kosovë

Dafina Krasniqi, dermatologia e parë në Fushë Kosovë, ka zyrtarizuar kandidimin e saj për asambleiste në zgjedhjet lokale të tetorit. 

Ajo garon nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke mbajtur numrin 3 në listë.

Në një deklaratë publike, Krasniqi ka theksuar se kandidimi i saj lidhet ngushtë me amanetin familjar për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Unë nuk po hyj në politikë për të premtuar shumë, por sepse e ndjej barrën e amanetit që ma ka lënë familja, pra të jem gjithmonë në shërbim të juve, qytetarë të dashur”, ka shkruar ajo.

Krasniqi, përveç profesionit të saj në fushën e shëndetësisë, ka shtuar se synon të japë kontribut edhe në politikën lokale, duke u fokusuar në çështje të zhvillimit të komunës dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve në Kuvendin Komunal.



Latest from Blog

Go toTop