January 12, 2026
1 min read

Ferizaj: Shtetases së huaj i vidhet çanta me 1 mijë euro nga vetura

Një grua, shtetase e huaj ka raportuar një vjedhje që i ka ndodhur dje në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, ajo ka njoftuar se nga vetura e saj, të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokali, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur çantën.

 Në çantë kishte 1 mijë  euro para të gatshme, dokumente personale të saj dhe të një familjareje.

Rasti po hetohet nga Policia.

Latest from Blog

Go toTop