January 5, 2026
1 min read

Festa me armë: Sekuestrohen armë e municion në Prizren, ndalohen tre persona

Festimet e ndërrimit të viteve në rajonin e Prizrenit kanë kaluar kryesisht pa incidente madhore dhe me atmosferë festive.

Megjithatë, sipas policisë, jo të gjithë qytetarët kanë festuar në mënyrë të ligjshme.

Së paku në pesë raste është raportuar për të shtëna me armë zjarri, tre nga ato janë raportuar për të shtëna festive.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka sekuestruar katër armë zjarrit dhe një sasi të municionit.

Disa persona janë arrestuar, ndërsa siç njofton policia, tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastet e evidentuara, ndaj të gjithë personave të përfshirë është iniciuar procedura penale dhe do të ngrihen kallëzime penale. Policia e Kosovës ka rikujtuar disa herë se përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme jo vetëm që është i kundërligjshëm, por paraqet rrezik serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve”.

“Përdorimi i tyre për festime bie ndesh me ligjin, andaj ndaj kujtdo që shkel ligjin, policia pa hezitim do të ndërmarrë veprimet e nevojshme, bazuar në procedurat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest from Blog

Policia: Xhafer Raçi, ende në kërkim!

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur. Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë
Go toTop