“Qendra” e manipulimeve me vota në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, doli të ishte Prizreni.
Atje, si pasojë e dallavereve me vota, u arrestuan plot 109 persona, ndërkaq vendi ka shkruar në rinumërim total.
Kandidati që deri më tash ka pasur më së shumti mospërputhje është Fetah Paçarizi i PDK-së, të cilit i janë hequr edhe më shumë vota ndërsa procesi i rinumërimit ka mbërritur në gati 70% në nivel vendi.
Bazuar në rezultatet e deritanishme, Paçarizi ka më shumë vota të humbura (6022) sesa ka fituar realisht (3857).
