FIFA ka bërë publik dizajnin e topit të ri “Trionda”, i cili do të jetë pjesë e ndeshjeve vendimtare të Kampionatit Botëror.
Modeli i ri vjen me një pamje më të veçantë, me bazë të zezë dhe detaje në ngjyrë ari, duke u krijuar posaçërisht për sfidat më të rëndësishme të turneut.
Topi “Trionda” do të përdoret në dy gjysmëfinalet, ndeshjen për vendin e tretë, si dhe në finalen e madhe të së dielës.
Përballja e parë gjysmëfinale zhvillohet sonte, ku Franca përballet me Spanjën nga ora 21:00, /Demantim News/.