Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” është nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme për kinematografinë e Kosovës. Në këtë sukses janë përfshirë aktorët Luana Bajrami, Alexandre Singh dhe Natalie Musteata, si edhe i gjithë ekipi realizues i filmit.
Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar aktoren Luana Bajrami për performancën e saj të jashtëzakonshme, duke theksuar se ajo vazhdon të përfaqësojë talentin kosovar në skenën ndërkombëtare.