December 31, 2025
1 min read

Flick e “thërret” Goretzkan

Anëtari i Bayernit, Leon Goretzka pritet të jetë i lirë të negociojë me klube të tjera nga fillimi i vitit 2026.

Mesfushori gjerman ka humbur rolin kryesor në ekip dhe këtë sezon ka qenë titullar vetëm në 12 nga 22 ndeshje.

Me kontratën që i skadon në qershor dhe në moshën 30-vjeçare, Goretzka po shqyrton një aventurë të re jashtë Bundesligës.

La Liga është një opsion real, ndërsa Barcelona përmendet si destinacion i mundshëm, kryesisht për shkak të pranisë së Hansi Flick, trajnerit me të cilin ai shkëlqeu te Bayerni.

Edhe pse paga e lartë mbetet pengesë, transferimi falas në fund të sezonit e mban Barcelonën në garë.

Latest from Blog

Go toTop