Franca i ka kërkuar Izraelit të shmangë dërgimin e forcave tokësore në Libanin jugor, duke paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare të një veprimi të tillë.
Ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot tha se Franca i bën thirrje Izraelit “të përmbahet nga operacione të tilla tokësore që do të kishin pasoja të mëdha humanitare dhe do ta përkeqësonin më tej situatën tashmë të vështirë në vend”.
Deklaratat e tij erdhën pasi Izraeli njoftoi se ushtria e tij kishte ndërmend të merrte kontrollin e zonës së Libanit jugor deri në lumin Litani, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit.