January 29, 2026
1 min read

FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lumin Mat të Shqipërisë

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.

Kështu ka bërë të ditur FSK-ja përmes një postimi në rrjete sociale ku ka ndarë edhe dy fotografi.

Kontigjenti i Kërkim-Shpëtimit i angazhuar nga FSK-ja është i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të ushtrisë, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë.

Latest from Blog

Go toTop