September 24, 2025
1 min read

FSK-ja stërvitet në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortaja

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar aktivitetin e gjuajtjes taktike me mortaja në stërvitjen e cila po zhvillohet në Biza të Shqipërisë.

Siç bën të ditur kjo forcë, ushtrimi po zhvillohet në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me Organizatën për Menaxhimin e Trajnimeve dhe Asistencës së Sigurisë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SATMO).

“Ky aktivitet synon rritjen e gatishmërisë operative, forcimin e bashkëpunimit rajonal mes forcave tona dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

“Trajnimi është realizuar në pjesën teorike dhe praktike i fokusuar në tri detyra kryesore: Trajnimi me mortaja (Mortar training), Kursi për udhëheqës të këmbësorisë dhe Mortajave (Infantry mortar leader course), Vëzhgues i përparmë (Forëard observer) ku janë stërvitur në: Përdorimin e sigurtë të mortajave, shënjestrimi, gjuajtja, stërvitje e procedurave të koordinimit dhe komunikimit midis elementeve të zjarrit dhe njësive taktike, shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira me trajnerët dhe këshilltarët e partnerëve ndërkombëtarë etj”.

“Ky bashkëpunim forcon kapacitetet profesionale të FSK-së dhe kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin rajonal përmes trajnimit të sinkronizuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët tanë”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop