December 11, 2025
1 min read

FSK-ja vetëdijeson nxënësit për rrezikun nga mjetet piroteknike

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të planit vjetor, është duke realizuar ligjërata vetëdijesuese me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike” për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtyre ligjëratave, sipas FSK-së, është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat dhe rreziqet që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë periudhave festive.

“Pjesëtarët e FSK-së po prezantojnë shembuj praktikë, rregullat e sigurisë dhe mënyrat se si fëmijët dhe të rinjtë mund të shmangin incidentet që mund të rezultojnë me lëndime  të rënda gjatë përdorimit të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Forca e Sigurisë e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për sigurinë e qytetarëve dhe në ndërgjegjësimin e brezave të rinj për çështjet që prekin mirëqenien dhe shëndetin publik.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop