October 14, 2025
1 min read

Gara për asamble, LDK-ja me 9 vota para AAK-së në Junik

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 9 vota më shumë sesa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në garën për Kuvendin Komunal të Junikut.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas procesimit të 7 vendvotimeve atje,  921 vota kanë shkuar për Ruzhdi Shehun e LDK-së që është bartës i listës, ndërsa Leonard Llolluni i AAK-së ka siguruar  912 vota.

I pari i bie që ka fituar nëntë vota më shumë në këtë garë se kandidati i AAK-së.

Me vota, ata pasohen nga Jetmir Tofaj i Lëvizjes Vetëvendosje që i ka marrë 449, Artin Velijaj me 60 dhe Shkëlzen Krasniqi i PDK-së me 42 vota.

Për dallim të diferencës me nëntë vota për asamble, 180 vota është ajo për kryetar komune e cila i dërgoi në balotazh Ruzhdi Shehun e LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.

Në garën e 12 tetorit për ta siguruar drejtimin e kësaj komune, Shehu i mori 1193 vota, kurse Kuçi 1 mijë e 13 sosh.

Balotazhi për Junikun e komuna të tjera që ndajnë fatin e njëjtë mbahet më 9 nëntor.

Latest from Blog

Aksident në Hajvali, nuk dihet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Hajvali të Prishtinës në të cilin janë përfshirë një Rimorkio dhe një Betonjerkë, Shkaku i këtij aksidenti një pjesë e trafikut atje është bllokuar. Ende
Go toTop