February 23, 2026
1 min read

Gati 4 mijë gjoba për një javë në Prishtinë, 604 u zbuluan nga veturat inteligjente dhe me radar mobil

Policia Rajonale në Prishtinë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  210 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe të tjera.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore po ashtu janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Në të njëjtën periudhë janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu, janë shqiptuar 3939 gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, ku prej tyre 604 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil. 

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop