Rinumërimi në gjithë vendin po nxjerrë në pah manipulimet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Shumë kandidatë po humbin vota, si rezultat i verifikimit të secilit vendvotim, ndërsa të tjerëve po iu shtohen votat që dyshohet se iu ‘zhdukën’.
Kandidati që deri më tash ka marrë më së shumti vota plus është Arian Tahiri i PDK-së.
Tahirit deri më tash kur janë rinumëruar mbi 50% e vendvotimeve, i janë shtuar 873 vota.
Ndërsa kandidati, të cilit i janë hequr numër i madh votash është Fetah Paçarizi i kësaj partie.
