August 7, 2026
1 min read

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok kanë sjellë konfirmimin e pranisë së mbetjeve mortore.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë veprimeve hetimore në terren është identifikuar dhe konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore edhe në këtë lokacion të dyshuar.

Në vendngjarje po zhvillohen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe rrethanave që lidhen me të.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se do të vazhdojnë punën hetimore në përputhje me ligjin, deri në përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Latest from Blog

Go toTop