October 3, 2025
1 min read

Gërvalla pret në një takim delegacionin e drejtuesve të institucioneve të zbatimit të ligjit nga Iowa

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në një takim delegacionin e drejtuesve të institucioneve të zbatimit të ligjit nga Iowa që po viziton Kosovën.

Ministrja Gërvalla njoftoi delegacionin nga Iowa për progresin e vazhdueshëm të Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit në të gjithë territorin, i konfirmuar edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare, të cilat e vendosin Republikën e Kosovës në krye të renditjeve në Evropë dhe në botë sa i takon sigurisë.

Duke iu referuar rezultateve konkrete që janë arritur në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Iowas deri tani, ministrja Gërvalla shprehu mbështetjen e plotë për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit, duke përfshirë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit, si një komponent i rëndësishëm dhe me potencial në këtë aspekt.

Ministrja Gërvalla theksoi poashtu mirënjohjen e përhershme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për mbështetjen e gjithanshme të institucioneve qendrore e lokale, si edhe të miqve të shumtë të Kosovës në Iowa dhe më gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke falënderuar përzemërsisht gjeneralmajorin (në pension) Timothy Orr, i cili ishte i pranishëm në takim, për përkushtimin e tij, ministrja Gërvalla shprehu gjithashtu mirënjohje të veçantë për Gardën Kombëtare të Iowas për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve, bashkëpunimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Latest from Blog

Këto ekipe mund ta kthenin Kloppin në stol

Jürgen Klopp aktualisht shërben si drejtor sportiv global dhe drejtues strategjie për klubet në pronësi të Red Bull. Ai mori përsipër pozicionin pasi u largua nga Liverpool në vitin 2024, kur tha
Go toTop