October 21, 2025
1 min read

Gërvalla tregon grafitet luftënxitëse të Serbisë ku shkruhet ‘kur ushtria të kthehet në Kosovë’

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se “nuk ka ‘Kosovë dhe Metohi’, teksa ke shpalosur edhe grafitet luftënxitëse të Serbisë.

“Është gjuha e vjetër e Slobodan Milosheviçit dhe e atyre që e ndjekin atë. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Jemi vendi më për pro NATO dhe më pro SHBA në botë”, tha Gërvalla.  

“Në Serbi mund të shihni grafite dhe murale të mëdha si ky ku shkruhet ‘kur ushtria të kthehet në Kosovë’. Nuk shkruhet nëse ushtria të kthehet, por kur. Ata nuk e fshehin qëllimin e vet, ata janë të qartë për këtë haptazi”, shtoi.

“Serbia është e furnizuar me armë nga Rusia dhe Kina. Serbia ka bërë ushtrime të përbashkëta me Kinën para disa javëve. Serbia në vitin 2023 ka treguar se është e gatshme për luftë. Ka kryer sulm terrorist ushtarak ndaj Kosovës me pajisje anti-tank dhe anti-ajrore”.

Latest from Blog

Go toTop