December 12, 2025
1 min read

Gërxhaliu: Çmimet e produkteve bazë në Kosovë, deri 30% më shtrenjtë se në vendet e BE-së

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur lidhur me  rritjen e çmimeve në vend, duke deklaruar se Kosova po përballet me një inflacion të vazhdueshëm dhe me kosto jetese që tejkalojnë edhe disa vende të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, i cili foli në emisonin “Ora 7” në Klan Kosova, disa nga produktet bazike në qendrat tregtare në Kosovë kushtojnë 30% më shumë në vend sesa në disa shtete evropiane.

“Ky avaz i parës së gatshme nuk duhet të na habit. Do të kemi ngritje të çmimeve, do të kemi inflacion permanent. Dhe çka është edhe më interesante, nëse merrni 10 produktet më bazike në Kosovë dhe i krahasoni me marketet në Austri, Gjermani e Itali, ato janë rreth 30% më të shtrenjta tek ne. Këtë po e vëren edhe diaspora”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Latest from Blog

Go toTop