December 18, 2025
1 min read

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luftës

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë ku gjatë gërmimit në një zonë të Rahovecit, kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.

“Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë. Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop