Ministrja e Misioneve Kombëtare e Izraelit, Orit Strock, njoftoi vdekjen e vajzës së saj, Shoshana Strock.
Rrethanat e vdekjes së Shoshanës, 34-vjeçare, mbeten të paqarta.
Ajo thuhet se u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në veri të Izraelit, ndërkaq Policia ka hapur një hetim për rastin.
Strock përmes Facebookut njoftoi për vdekjen e vajzës së saj.
“Me zemër të thyer ju njoftoj për ndarjen nga jeta të vajzës sonë të dashur, Shoshana”, ka shkruar ajo.