Një burrë është gjetur pa shenja jete të enjten në qytetin e Pejës.
Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.