November 12, 2025
1 min read

Gjendet salmonela në ngarkesën me mish pule që erdhi nga Rumania

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është gjetur prania e bakterit të llojit Salmonella në një ngarkesë me mish pule, të importuar nga Rumania në Prizren.

AUV-i bën me dije se gjatë inspektimeve është vërtetuar ekzistenca e salmonelës në sasinë prej 27.7 kilogramë mish pule.

“Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importit nga lloti i cili ka rezultuar pozitive është asgjesuar në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore”.

“AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe me bizneset të silat merren me importin e mishit për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të ngjashme”.

“Publiku do të informohet në kohë reale për çdo zhvillim të ri”, thuhet në një njoftim të kësaj agjencie.

Latest from Blog

Go toTop