November 18, 2025
1 min read

“Gjeneral, tu rritë nderi”, thotë Çitaku pas dëshimisë së Clarkut

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar ish-gjeneralin amerikan, Wesley Clark për dëshminë e tij në Hagë.

“Gjeneral, tu rritë nderi. Historia nuk rishkruhet, as tjetërsohet. Ajo që është shkruar me gjak, sakrificë dhe përkushtim nuk e fshin askush. Nderi i luftës dhe i atyre që i dolën zot këtij vendi qëndron i paepur, pavarësisht kush përpiqet ta shtrembërojë. Në këtë tokë, e vërteta gjithmonë gjen dritë”, tha ajo përmes një postimi në Facebook.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark ka përfunduar dëshminë e tij dyditore në Gjykatën Speciale të Hagës.

Latest from Blog

Go toTop