September 10, 2025
1 min read

Gjermania mbështetë veprimin e Polonisë me Nenin 4 pas incidentit me dronë

Gjermania ka thënë se mbështetë Poloninë në thirrjen e Nenit 4 të traktatit të NATO-s pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i tha Bundestagut se dronët ishin “qartësisht të armatosur” dhe theksoi seriozitetin e incidentit.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë gjermane Sebastian Hille tha se Moska po “vë në provë” aleatët e Ukrainës, shkruan Deutsche Welle në gjuhën angleze.

Shkelja “tregon edhe një herë kërcënimin me të cilin përballemi dhe sa shumë po testohen Gjermania dhe vendet e tjera të NATO-s nga Rusia”, u tha ai gazetarëve.

Latest from Blog

Go toTop