December 11, 2025
1 min read

Gjermania u bën thirrje aleatëve evropianë që të rrisin mbështetjen për Ukrainën

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul ka thënë se vendet evropiane duhet të japin urgjentisht mbështetje për Ukrainën.

Wadephul tha se Gjermania ishte bërë mbështetësja më e madhe e Ukrainës kur bëhet fjalë për ndihmën ushtarake dhe të tjera.

“Më shumë aleatë në Evropë duhet të japin urgjentisht mbështetje”, është shprehur ai.

Latest from Blog

Go toTop