September 22, 2025
1 min read

Gjesti ‘thumbon’ estradën: Krejt me të vjetra keni mbetur

Reperi i njohur, Gjesti, ka postuar së fundmi një video në InstaStory ku ka bërë një thumb ndaj estradës shqiptare, duke ironizuar mungesën e risive dhe stilit të ri në muzikë dhe performancë.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, u shpreh ai në video.

Deklarata e Gjestit është e drejtpërdrejtë dhe me ironi, duke lënë të kuptohet se i drejtohet kolegëve të estradës, pa specifikuar emra konkretë.

Latest from Blog

Go toTop