Sipas mediave spanjolle, Chelsea po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për të bindur Real Madridin të heqë dorë nga dy prej talenteve më premtues në futbollin evropian, Endrick dhe Nico Paz.
Klubi londinez synon të investojë fuqishëm në ndërtimin e një skuadre të re, të re në moshë por konkurruese menjëherë.
Nico Paz, i cili po shkëlqen në Serie A me fanellën e Como-s, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të pjekura, ndërsa Endrick, aktualisht në huazim te Lyon, vazhdon të fitojë eksperiencë në futbollin evropian.