January 7, 2026
1 min read

Gjobitet një kompani për ndotje të rrugës në Prishtinë

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme ka shqiptuar gjobë ndaj një kundërvajtësi për ndotje të rrugës.

Sipas ligjeve në fuqi, policia thekson se ndalohet dalja në rrugë nga vendpunishtet apo rrugët e ndotura pa u siguruar paraprakisht që mjeti është i pastër dhe nuk shkakton ndotje të sipërfaqes rrugore.

Në rastin konkret, sipas organit kompetent, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën, si pasojë e mos sigurimit të ngarkesës.

Ndaj drejtuesit të mjetit policia ka shqiptuar gjobë për mossigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar edhe gjobë ndaj firmës, në emër të personit juridik.

Latest from Blog

Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial. Lajmi është bërë i ditur
Go toTop