March 9, 2026
1 min read

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës, mbrëmjen e 8 marsit u trondit nga të shtënat me armë zjarri.

Siç raporton policia, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në rrugën “Ujmani” në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

“Pasi është raportuar për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Latest from Blog

Go toTop