February 12, 2026
1 min read

Gjykata merr vendim për 28 të dyshuarit për falsifikim të votave në Dragash e Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se më 10 shkurt me 11 shkurt, ka mbajtur katër seanca dëgjimore referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së

sigurisë, dhe ka marrë vendime si në vijim:

Për dy  raste të pranuara në punë, për nëntë 9 të pandehurit nga Komuna e Dragashit, është vendosur si në vijim:

Me datë 10 shkurt, ndaj tre të pandehurve L.A., B.B., dhe S:S:, secili veç e veç i dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.

Po ashtu me datë 10 shkurt, ndaj gjashtë të pandehurve A:K., M.R:, E.R:, A:Q:, A.T., dhe R.Sh., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 09.03.2026.

Për dy 2 raste të pranuara në punë, për nëntëmbëdhjetë të pandehurit nga Komuna e Suharekës, është vendosur si në vijim:

Me datë 11 shkurt 2026, janë pranuar dy  kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, për secilin veç e veç për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit.

Gjykata Themelore në Prizren, në Departamentin e Krimeve të Rënda dje me datë 11 shkurt 2026, janë mbajtur dy (2) seanca gjyqësore, të cilat kanë filluar nga ora 18:30, dhe kanë përfunduar në ora 22:00.

Gjyqtarët e procedurë paraprake kanë marrë vendimet si në vijim: Ndaj dhjetë (10) të pandehurve A.Z., B.Z:, B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z., L.F., M.H:, dhe B.D:,

është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt me datë 11 shkurt.

Ndaj nëntë (9) të pandehurve, H.S:, SH.K., H.G., G.K., F.G., J:D., F.V:, J.G:, B.K., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop