February 10, 2026
1 min read

Gjykata Speciale del me detaje rreth lirimit me kusht të Haxhi Shalës

Gjykata Speciale ka dhënë detaje rreth lirimit të ish-komandantit të UÇK-së, Haxhi Shala.

Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se më 2 shkurt, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e komandant “Topit”, për të mundësuar lirimin e tij me kushtet e përcaktuara në vendimin e saj.

Shala kishte dërguar letër drejt Trendafilovas, në të cilën, sipas kësaj komunikate, ka shprehur keqardhje ndaj të gjithë atyre që mund të kishin pësuar dëm si pasojë e veprimeve të tij.

“Kryetarja Trendafilova mori parasysh se Shala kishte treguar disa shenja rehabilitimi dhe se i kishte dërguar asaj një letër në të cilën shprehte keqardhje ndaj të gjithë atyre që mund të kishin pësuar dëm si pasojë e veprimeve të tij. Ajo mbajti parasysh gjithashtu marrëdhëniet familjare pozitive të z. Shala, mjedisin e qëndrueshëm të jetesës dhe rrjetin e gjerë shoqëror, që tregojnë perspektivë të arsyeshme rehabilitimi”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se kryetarja gjykoi se, ndonëse veprat penale për të cilat ai u shpall fajtor janë të rënda, Shala e kishte shkruar letrën me nismën e vet dhe pa ndihmë ligjore, pas një periudhe reflektimi.

“Ajo konstatoi se letra e tij ishte shenjë e distancimit të sinqertë nga veprat penale për të cilat u shpall fajtor. Procedurat e uljes, modifikimit ose ndryshimit të dënimeve të përcaktuara në nenin 51(2) të Ligjit janë procedura individuale. Kur një person i shpallur fajtor ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo nuk ka të drejtë të vetvetishme që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet, por vetëm plotëson kriteret për shqyrtim të mundësisë së uljes, modifikimit ose ndryshimit të dënimit”, përfundon komunikata.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop