November 24, 2025
1 min read

Gjykata Supreme rrëzon vendimin e Apelit, i njeh të drejtën e pensionit veteranit të UÇK-së

Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit, duke i njohur paditësit K.J., të drejtën e pensionit të veteranit të UÇK-së.

Siç njofton Gjykata Supreme, kjo e drejtë i njihet nga data e ndërprerjes së pensionit, më 28 qershor 2021 derisa të ekzistojnë kushtet ligjore.

“Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar si të themeltë revizionin e parashtruar nga paditësi: K. (I.) J., nga D., R. e Sh., dhe ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, duke ia njohur paditësit të drejtën në pensionin personal të veteranit luftëtar të UÇK-së.  Nga shkresat e lëndës rezulton se me vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferave – Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile, është refuzuar si e pabazuar ankesa e ankuesit K. J., për njohjen e së drejtës në pension personal të Veteranit – Luftëtar të UÇK-së”, shkruhet në njoftim.

Gjykata njofton se pas refuzimit të kërkesëpadisë së tij nga instancat më të ulëta gjyqësore, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, AA.nr.436/2024, të datës 10.03.2025, paditësi nëpërmes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, ka parashtruar revizion në Gjykatën Supreme. 

Latest from Blog

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat
Go toTop