Fotografitë që dëshmojnë për plagosjen e rëndë të njërit prej policëve të Republikës së Kosovës gjatë sulmit terrorist në Banjskë u shfaqën sot në gjyq si dëshmi për dënimin e tre të akuzuarve, dy prej të cilëve s’e thanë asnjë fjalë.
Në ato pamje shihet se si prethat i kaluan nga krahu e iu ngulitën fort në gjoks policit Alban Rashiti, e të tjerat ia lënduan keq këmbën.
Ato u dorëzuan t’i shohin të gjitha palët në procedurë, përfshirë tre të arrestuarit për sulm.
Krah terrorristëve dyshohet se ishte edhe Blagoje Spasojeviq, ndonëse profesion e kishte pikërisht t’i jepte ndihmën mjekësore atyre që kanë nevojë.
Provat e avokatit Naim Rudari e edhe të prokurorisë e mbrojtjes, trupi gjykues u pajtua që të administrohen.
Por, të akuzuarit nuk u pajtuan që të flasin nëse ndihen apo jo fajtor për të bëmat në Banjskë.
Vladimir Toliq e e Blagoje Spasojeviq heshtën.