January 28, 2026
1 min read

Grabitje e armatosur në një këmbimore në Pejë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një këmbimore në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuaredhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:45 dy persona kanë hyrë një këmbimore. Të maskuar dhe sipas ankueses njëri nga ta dyshohet se ka pasur armë. Meqenëse ajo është ndjerë e frikësuar ua ka dhënë disa para atyre. Siç deklaroi ajo nuk dihet se sa para kanë qenë”, tha Gashi.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka nisur hetimet lidhur me rastin”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Latest from Blog

Go toTop