November 24, 2025
1 min read

Të shtëna me armë dhe plaçkitje në furgonin që transportonte para në Breg të Diellit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia e Kosovës e ka rrethuar zonën ky dyshohet se është plaçkitur një biznes.

Dyshohet se dy persona kanë qenë të përfshirë në aksionin e grabitjes dhe janë larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit” thuhet në njoftimin e Policisë 

Latest from Blog

Limi e ledhaton dhe ia puth dorën Dolces!

Limi dhe Dolce nga minuta në minutë sa po afrohen më shumë. Edhe mbrëmë, edhe gjatë ditës së sotme, dyshja kanë ndarë momente intime me njëri-tjetrin, si nga fërkimi i këmbëve, pastrimi

Suanita nis ditën në dush

Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova, Suanita, ka nisur ditën sot me një dush të shpejt. Derisa edhe pse banore e re, ajo është përfshirë në shumë debate.

Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin

Klubi basketbollistik ‘Go+Peja’ e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar. Klubi verdhezi
Go toTop