October 1, 2025
1 min read

Grabitje në Prishtinë: Dy femra të huaja nën kërcënim thike humbin mbi 1,500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, më 30 shtator 2025, rreth orës 20:30.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy femra shtetase të huaja kanë deklaruar se në banesën e tyre kanë hyrë dy persona të panjohur, të cilët nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë – thikës, kanë arritur t’u merrnin një telefon mobil në vlerë prej rreth 1,230 euro dhe tri unaza ari në vlerë rreth 370 euro.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop